• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mucunski: Në bazë të konsultimeve dhe revizionit do të merret vendimi përfundimtar për Fërçkoskin, nuk ka tolerancë për mospunën dhe keqpërdorimin

Mucunski: Në bazë të konsultimeve dhe revizionit do të merret vendimi përfundimtar për Fërçkoskin, nuk ka tolerancë për mospunën dhe keqpërdorimin

Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Ambasadori i Maqedonisë në Kombet e Bashkuara, Lubomir Fërçkoski është thirrur për konsultime dhe në bazë të atyre konsultimeve dhe revizionit do të merret vendimi përfundimtar për angazhimin e tij të mëtejmë. Ky proces do të zgjasë të paktën një muaj. Çdo ditë bëj rishqyrtim të punës së misioneve tona diplomatike konsullore dhe në masë të madhe jam i zhgënjyer me atë që po bëhet. Nuk do të ketë tolerancë për mospunën dhe keqpërdorimin, tha numri një i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Ai sonte gjatë pjesëmarrjes në Kanal 5, lidhur me thirrjen e Fërçkoskit për konsultime, tha se në bazë të revizionit që tashmë ka filluar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme do të merret vendimi përfundimtar për angazhimin e tij të mëtejmë në mision.

"Nuk do të doja të ndaja informacione konkrete me opinionin pa përfunduar procedura e brendshme. Këto janë indicie, por do t'ju them se isha shumë i shqetësuar në pjesën e funksionimit material financiar të asaj përfaqësie konsullore diplomatike dhe pjesën e punës diplomatike. Nuk mund që asnjë përfaqësues i shtetit të tejkalojë kufizimet që i janë caktuar për mënyrën e shfrytëzimit të mjeteve financiare dhe ai rregull si për atë ambasador do të vlejë edhe për të gjithë ambasadorët e tjerë që ka shteti", tha Mucunski.

Ai theksoi se ajo që i është prezantuar është e tmerrshme. Këto janë, siç nënvizoi ai, “indikacione që sinjalizojnë tendenca serioze negative”.

"Mungesë e mijëra dollarëve, eurove, miliona denarëve nuk është ideologji, por fakt jo i mirë. Nuk mund të ikim nga faktet dhe në fund të ditës nëse unë nuk mbroj pronën publike edhe unë do t’i nënshtrohem përgjegjësisë së mëtejshme potenciale", shton Mucunski.

Mucunski gjithashtu theksoi se ambasadori Vesel Memedi nga Roma është kthyer për konsultime për shkak të dyshimit për sjellje jo adekuate diplomatike.

Foto: arkivi i MIA-s; printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR