• e premte, 08 nëntor 2024

Mucunski i pranoi kopjet e letrave kredenciale nga ambasadori i ri malazez Zoran Miljaniq

Mucunski i pranoi kopjet e letrave kredenciale nga ambasadori i ri malazez Zoran Miljaniq

 Shkup, 10 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot i pranoi kopjet e letrave kredenciale nga ambasadori i posaemëruar i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Malit të Zi, Zoran Miljaniq.

Siç informon  Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Mucunski i uroi ambasadorit të ri malazez mision të suksesshëm diplomatik dhe shprehu kënaqësi për nivelin e deritanishëm të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe bashkëpunimin në disa fusha me interes të përbashkët. 

 

Ministri Mucunski shprehu besim se ambasadori Miljaniq do të japë një kontribut të rëndësishëm në avancimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve, të cilat janë edhe aleate të NATO-s. Mucunski shprehu mirënjohje edhe për ndihmën që Mali i Zi i dha vendit në përballjen me zjarin.

 

"Bashkëbiseduesit konstatuan se të dyja palët janë plotësisht të përkushtuara në procesin e integrimit në BE dhe negociatat e anëtarësimit për anëtarësim të plotë në Union. Ranë dakord se kthimi i zgjerimit të BE-së në agjendë pas formimit të Komisionit të ri Evropian është i rëndësishëm për rajonin në tërësi dhe do të kontribuojë në nxitjen e proceseve reformuese dhe demokratike", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

 Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

 

QËNDRONI TË LIDHUR