• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mucunski - Fidan: Rritje e këmbimit tregtar, tërheqje të investimeve dhe bashkëpunim më i mirë në turizëm

Mucunski - Fidan: Rritje e këmbimit tregtar, tërheqje të investimeve dhe bashkëpunim më i mirë në turizëm

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Avancim në këmbimin tregtar, tërheqjen e investimeve dhe përmirësimin e bashkëpunimit në zonën e turizmit, dakorduan sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Në lidhje telefonike të dy ministrat kanë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis dy vendeve dhe angazhimin për përforcimin e bashkëpunimit në niveli politik dhe ekonomik.

Në kuadër të bisedës, siç informon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, bëhet fjalë për aleancën e bashkëpunimit të shkëlqyer në kuadër të NATO-s, që është riafirmuar dhe në Samitin e Aleancës në Uashington. Midis tjerash janë theksuar edhe përpjekjet e përbashkëta për t'u përballur me sfidat aktuale të sigurisë dhe përpjekjet e ruajtjes së stabilitetit transatlantik.

Ministri Mucunski falënderoi për ndihmën e dhënë në përballjen me zjarret në vend, që është një konfirmim shtesë i solidaritetit dhe miqësisë shumëvjeçare midis dy vendeve. rq/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR