Mucunski: Fërçkoski ka bërë dëm gjashtëshifror në euro, informacionet janë shumë shqetësuese
- Për ish ambasadorin Lubomir Fërçkoski kemi indikacione serioze për keqpërdorim të mjeteve buxhetore publike. Indikacionet janë se dëmi është gjashtëshifror në euro. Nuk mund ta them konkretisht se sa është për momentin, po jap disa informacione që më lejohet në këtë fazë, sepse procedura është në rrjedhë. Është realizuar procedurë e brendshme në MPJ, informacioni që më ka ardhur është vërtet shumë shqetësues. Ne do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme dhe më tej do të kemi për detyrë që të informojmë institucionet relevante të drejtësisë, por çfarë do të ndërmarrin ato del nga kompetencat tona dhe kalon në kompetencat e tyre, tha sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski.
- Post By Fami Bajrami
- 13:38, 14 dhjetor, 2024
Shkup, 14 dhjetor 2024 (MIA) - Për ish ambasadorin Lubomir Fërçkoski kemi indikacione serioze për keqpërdorim të mjeteve buxhetore publike. Indikacionet janë se dëmi është gjashtëshifror në euro. Nuk mund ta them konkretisht se sa është për momentin, po jap disa informacione që më lejohet në këtë fazë, sepse procedura është në rrjedhë. Është realizuar procedurë e brendshme në MPJ, informacioni që më ka ardhur është vërtet shumë shqetësues. Ne do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme dhe më tej do të kemi për detyrë që të informojmë institucionet relevante të drejtësisë, por çfarë do të ndërmarrin ato nga kompetencat tona del dhe kalon në kompetencat e tyre, tha sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës për shtyp në MPJ, Mucunski tha se situata të tilla nuk guxojnë të përsëriten dhe paralajmëroi respektim maksimal të Ligjit për punë të jashtme.
"Duhet ta kenë të qartë se atë që e pash jam i shqetësuar dhe po shprehem në aspekt shumë diplomatik kur them e këtë. Situata të tilla nuk guxojnë të përsëriten, sidomos kur indikacionet flasin se dëmi është gjashtëshifror në euro. Nuk do të mund të them konkretisht se sa është për momentin, por jap disa informacione që më lejohet t'i ndaj në këtë fazë, sepse procedura është në rrjedhë. Është përmendur edhe termi padi dhe pala tjetër do të ketë të drejtë të paraqesë argumentet dhe provat e veta. Ajo që pashë është për disa situata të njohura, fakte të njohura, por secili ka të drejtë të japë argumentet e tij", ka thënë Mucunski në konferencë për shtyp.
Sa i përket paralajmërimit të ndonjë personi që të bëjë padi kundër MPJ-së apo dikujt tjetër, theksoi Mucunski është e drejtë e tij.
"Unë nuk mund të kontestoj asgjë këtu, por jam i bindur se pasi MPJ drejtohet nga unë, ne maksimalisht kujdesemi të respektohen ligjet dhe procedurat, gjë që, për fat të keq, më duhet të konstatoj, nuk ishte praktikë përderisa kjo ministri drejtohej nga paraardhësi im. Shembulli më flagrant është tërheqja e fundit e Konsullit të përgjithshëm në Nju Xhersi, ku personi u emërua në atë pozicion në kundërshtim me dispozitat e ligjit. Një praktikë të tillë nuk duhet të lejojmë, duhet të jemi pikë referimi për respektimin e ligjeve", ka thënë ministri.
Mucunski ka thënë se disa diplomatë thirren vazhdimisht, sepse u ka skaduar mandati, por ka edhe raste të tjera, si ai me Fërçkovskin, Andrej Zhernovskin dhe Vesel Memedin.
"Ka situata të ndryshme, njëra është ajo me ish ambasadorin Fërçkovski të cilin e thirra për konsultime, por nuk erdhi dhe dha dorëheqje. Ai, me zgjedhjen e tij nuk është më ambasador në KB. Kemi një situatë specifike edhe me ambasadorët Zhernovski dhe Memedi, më lejoni t'i emërtoj kështu e cila është ende në procedurë në komunikim mes MPJ-së, Qeverisë dhe presidentes dhe ka situata të tërheqjes së rregullt të ambasadorëve për shkak të përfundimit të mandatit të tyre", ka thënë Mucunski.
Ai paralajmëroi se të gjitha pozitat kyçe të ambasadorëve do të plotësohen sa më shpejt dhe në vitin 2025 duhet të plotësohen të gjitha pozitat e Përfaqësive diplomatike konsullore.
foto/video: MIA