• e premte, 27 dhjetor 2024

Mucunski e thirri në konsultime ambasadorin në Romë, Memedi

Mucunski e thirri në konsultime ambasadorin në Romë, Memedi

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Në bazë të Ligjit të Punëve të Jashtme, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e thirri në konsultime ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Romë, Vesel Memedi, konfirmuan nga Ministria për MIA-n.

Siç shtojnë nga aty, data e takimit me ministrin do të konfirmohet më tej.

Memedi në shkurt të këtij viti u dërgoi letër autoriteteve italiane, me të cilën i informoi se dokumentet për udhëtim me emrin Republika e Maqedonisë nga data 12.02.2024 janë të pavlefshme. VMRO-DPMNE atëherë doli me reagim se Memedi "vetë ka marrë hapa me të cilët i ka dëmtuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut në Itali".

Disa ditë pas letrës së Memedit, MPJ, e kryesuar nga ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u dërgoi notë të re autoriteteve italiane, duke i informuar se ambasadori Memedi nuk ka marrë kurrfarë instruksioni që të dorëzojë nota për temën e kësaj lënde. 

"Pas njoftimeve për notën e dërguar MPJ-së italiane, ajo është revokuar menjëherë në mënyrë diplomatike, para hyrjes në fuqi të afatit të përcaktuar për vlefshmërinë e pasaportave, dhe kështu nuk ka shkaktuar asnjë implikim”, tha MPJ në atë kohë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR