Mucunski: Do të jemi vendi i parë në Evropë që në mandatin e kësaj administrate do të zhvillojë dialog strategjik me SHBA-në në Uashington
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sonte tha se partneriteti me SHBA-në është strategjik dhe me rëndësi ky[e për vendin.
- Post By Fami Bajrami
- 21:58, 27 mars, 2026
Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sonte tha se partneriteti me SHBA-në është strategjik dhe me rëndësi ky[e për vendin.
Gjatë pjesëmarrjes në "Top tema", Mucunski paralajmëroi se më 7 prill, Maqedonia e Veriut do të mbajë mbledhje të Dialogut strategjik në Uashington. Delegacioni që do të udhëtojë në SHBA do të udhëhiqet nga ai, ndërsa do të përfshihen edhe ministrat e Punëve të Brendshme, Mbrojtjes, Transformimit digjital dhe Energjetikës.

"Do të jemi vendi i parë në Evropë që në kuadër të kësaj administrate do të ketë sesion të dialogut strategjik në Uashington", thekson ministri.
Mucunski shprehu pritjet e tij që Dialogu strategjik të hapë diskutime serioze në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, si dhe se do të sjellë përfitime konkrete për qytetarët.
foto: arkivi i MIA-s