• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mucunski - Dimovski: Rritja ekonomike, vendet e reja të punës dhe investimet në fokus të prioriteve qeveritare

Mucunski - Dimovski: Rritja ekonomike, vendet e reja të punës dhe investimet në fokus të prioriteve qeveritare

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot u takua me drejtorin e ri të emëruar në Drejtorinë e Zonave Zhvillimore Teknologjike dhe Industriale (ZZHTI), Goce Dimovski. 

Siç bëri të ditur MPJ, në takim u bisedua për prioritetet e qeverisë, me fokus në aktivitetet siç janë rritja ekonomike, krijimi i vendeve të reja të punës, nxitja e tregtisë dhe tërheqja e investimeve të reja. Gjatë kësaj, të dyja palët folën për bashkëpunimin e fuqishëm dhe të vazhdueshëm në drejtim të realizimit të prioriteteve të qeverisë. 

Njëherësh, në takim, ishte theksuar nevoja e qasjes së koordinuar dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm në sferën e ekonomisë dhe biznesit, si dhe angazhimet për paraqitje të përbashkët lidhur me tërheqjen e investimeve të huaja, qëndron në kumtesë. fc/

Fotografia: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR