Mucunski dhe Varns për partneritetin strategjik: Përgatitje për dialog në Uashington
- Ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, informoi se ka realizuar takim me ushtruesen e detyrës ambasadore e SHBA-së në vend, Nikol Varns.
- Post By Fami Bajrami
- 18:37, 27 mars, 2026
Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, informoi se ka realizuar takim me ushtruesen e detyrës ambasadore e SHBA-së në vend, Nikol Varns.
"Në takim konfirmuam nivelin e lartë të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetin strategjik midis dy vendeve. Në këtë drejtim biseduam për vazhdimin e aktiviteteve në kuadër të Dialogut strategjik si dhe për përgatitjet për Dialogun e dytë strategjik i cili do të mbahet muajin e ardhshëm në Uashington. Riafirmova përkushtimin e Qeverisë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral", shkroi Mucunski në faqen e tij në Fejsbuk.
Theks i veçantë u vendos edhe në bashkëpunimin ekonomik, me potencialin për të inkurajuar investime të reja si dhe proceset reformuese që lidhen me sundimin e ligjit dhe demokracinë.
"Biseduam gjithashtu për rolin e vendit tonë si faktor stabiliteti në rajon, si dhe për çështjet aktuale globale, përfshirë zhvillimet në Lindjen e Mesme", shkroi Mucunski në Fejsbuk.
Foto: Faqja në Fejsbuk e ministrit të Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski