• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mucunski dhe ambasadori Loson nënshkruan memorandum për zbatimin e fazës së dytë të projektit për koordinimin e aktiviteteve nga anëtarësimi në NATO

Mucunski dhe ambasadori Loson nënshkruan memorandum për zbatimin e fazës së dytë të projektit për koordinimin e aktiviteteve nga anëtarësimi në NATO

Shkup, 17 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Methju Loson, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për zbatimin e fazës së dytë të projektit për koordinim efikas ndërdikasterial të aktiviteteve që dalin nga anëtarësimi në NATO.

"Me nënshkrimin e sotëm të memorandumit, ne vazhdojmë bashkëpunimin e rëndësishëm me Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim përforcimin e mëtejshëm të aleancës sonë. Gjithashtu, realizimi i fazës së dytë të projektit do të mundësojë përforcimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve tona dhe do të kontribuojë në ngritjen e mëtutjeshme të vendit si anëtare kredibile e NATO-s", theksoi ministri Mucunski, thuhet në kumtesën e MPJ-së. 

Njëheri, ai theksoi se hapi i tillë paraqet edhe një konfirmim të angazhimeve të dy vendeve për të përforcuar mbrojtjen kolektive dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme të NATO Aleancës.

Ambasadori Loson potencoi se dy vendet janë aleatë dhe partnerë të fuqishëm të NATO-s dhe shprehu kënaqësi për realizimin e projektit që përforcon marrëdhëniet e ndërsjella.

"Jam i kënaqur që ky projekt i përforcon në mënyrë shtesë këto marrëdhënie. Angazhimi jonë i mëparshëm u përqëndrua në ndërtimin e Drejtorisë për NATO në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe formimin e Këshilli Koordinues Kombëtar për NATO-n. Tani do të punojmë së bashku për të zhvilluar struktura të forta ndërqeveritare të NATO-s, që do të përgatisin dhe ndajnë analiza dhe do të ofrojnë mbështetje për vendimmarrësit në nivelet më të larta për çështje me rëndësi të jashtëzakonshme për sigurinë e dy vendeve. Me padurim pres që të vazhdojmë punën që kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin më të gjerë të Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe aleatëve tanë në NATO", theksoi ambasadori Loson pas nënshkrimit të memorandumit. 

Siç kumtuan nga MPJ, projekti është parashikuar të zgjas deri në mars të vitit 2025 dhe përmes udhëzimit të një eksperti rezident, pritet të kontribuojë në pjesëmarrjen e shkathët dhe të lartë kompetente të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe ekspertëve civilë në punën e strukturave të NATO-s. Në mënyrë shtesë, ai duhet të avancojë gatishmërinë e përgjithshme të institucioneve tona për të siguruar menaxhim efektiv dhe efikas të roleve politike në fushën e politikës së sigurisë dhe çështjeve të sigurisë. rq/bsh/

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR