Mucunski: Bashkëpunimi i përforcuar ekonomik me Sllovakinë është prioriteti ynë
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot u takua me ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në vend, Henrik Markush.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:49, 6 gusht, 2024
Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski sot u takua me ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në vend, Henrik Markush.
Në takim, siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u përshëndetën marrëdhëniet e afërta miqësore të cilat i ndjekë dialogu intensiv politik dhe bashkëpunimi i hapur sektorial.
"Këtë vit të dy vendet shënojnë 30 vite nga themelimi i marrëdhënieve diplomatike, në atë drejtim ishte shprehur kënaqësia e ndërsjelltë nga trendi i ngritjes së përhershme në marrëdhëniet mes dy vendeve partnere dhe u potencuan angazhimet e ndërsjellta për përforcimin e tyre të mëtutjeshëm", thuhet në kumtesë.
Ministri Mucunski i dërgoi falënderim të veçantë për mbështetjen dhe aktivitetet e Republikës së Sllovakisë në pikëpamje të procesit eurointegrues të vendit tonë, të cilat janë të rëndësishme jo vetëm në nivel bilateral, por edhe si pjesë e formave rajonale - Sllavkov trilateralja dhe Grupi i Vishegradit. Më pas duke e pasur parasysh trendin e suksesshëm në zhvillimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, ai nënvizoi se bashkëpunimi i mëtutjeshëm i përforcuar ekonomik me Sllovakinë është prioritet i ynë në periudhën në vijim.
Nga ana e ambasadorit Markush u riafirmua mbështetja e fuqishme e Sllvoakisë ndaj procesit inkuadrues të vendit tonë në Bashkimin Evropian, duke shfaqur bindje se Sllovakia, edhe në të ardhmen do të vazhdojë ta inkurajojë përparimin e vendit tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE. ab/
Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme