• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mucunski: Është përpiluar draft- versioni i Ligjit për punë të jashtme, së shpejti do t’i prezantohet opinionit

Mucunski: Është përpiluar draft- versioni i Ligjit për punë të jashtme, së shpejti do t’i prezantohet opinionit

Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme (MPJ dhe TJ), Timço Mucunski, deklaroi sot se është gati draft- versioni i Ligjit për punë të jashtme i cili së shpejti do t'i prezantohet publikut në procedurë të rregullt dhe që ka për qëllim të integrojë kompetencat e reja formale që kjo ministri i merr me Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore.

"Po dalim jashtë kornizës së asaj politike konvencionale dhe do të bëjmë diçka më tepër se diplomacia ekonomike. Pak para se të isha i pranishëm në këtë ngjarje, isha në takim të një grupi punues në MPJ dhe Tregti të Jashtme ku tashmë kemi një draft version të përpiluar të Ligjit për punë të jashtme i cili së shpejti do të prezantohet në opinion në procedurë të rregullt dhe që ka për qëllim të integrojë të gjitha këto kompetenca formale që janë ndërmarrë me Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore. Dhe kjo është ajo që do të na mundësojë më lehtë t’i angazhojmë PDK-të tona, në mënyrë që të jenë më aktive dhe më të angazhuar në tërheqjen e investimeve, por edhe në promovimin e disa kapaciteteve eksportuese që ka shteti, për të krijuar më shumë vende pune dhe më shumë të paguara", ka thënë Mucunski në ngjarjen në Sallën ceremoniale të qeverisë në kuadër të Platformës: 100% dedikuar për ju, me temë "Promovimi i diplomacisë dhe tregtisë së jashtme, integrimi në BE dhe transformimi digjital".

Në takimin ku morën pjesë ministri për Çështje evropiane Orhan Murtezani dhe Stefan Andonovski, ministri për Transformim digjital, Mucunski paralajmëroi se është duke u bërë bashkimi i Agjencisë për tërheqjen e investimeve të huaja dhe Drejtorisë përgjegjëse për ZZHTI.

"Njëherësh po punohet për bashkimin e disa agjencive. Është Agjencia e tërheqjes së investimeve të huaja dhe Agjencisë përgjegjëse për ZZHTI pra Drejtoria, në një institucion që do të ketë kompetenca konform politikave që do të krijohen në MPJ dhe TJ, ta promovojë shtetin si destinacion potencial për tërheqjen e investimeve, por njëherësh ai institucion të bashkëpunojë me të tjerët me të gjithë investitorët pas pranisë së tyre në vend. Fatkeqësisht, deri më tani kemi pasur një qasje që nuk ka ofruar kushte më të mira për investitorët pas ardhjes së tyre në vend. Dhe prandaj duhet të punojmë në krijimin e politikave të mira nga ky këndvështrim. Unë garantoj se ministria do të jetë kreatore e politikave që do të sigurojë standarde më të larta në këtë sferë, do të kemi angazhim të shtuar, PDK-të tona nga periudha e ardhshme do të angazhohen në mënyrë shtesë", ka thënë Mucunski.

Ai tha se tashmë kanë një numër të madh të angazhimeve konkrete që kanë ndërmarrë në periudhën e fundit, siç janë bisedimet me disa investitorë. "Disa tashmë janë zotuar për investime në vend dhe po punojmë së bashku me Odat tona ekonomike dhe sipërmarrësit tanë për të promovuar ekonominë e Maqedonisë dhe të gjitha kapacitetet eksportuese që ajo ka", tha Mucunski.

Foto: printskrin



QËNDRONI TË LIDHUR