• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mucunksi: Zbatimi me vonesë i ndryshimeve kushtetuese nuk kërkon ndryshim të kornizës së negociatave

Mucunksi: Zbatimi me vonesë i ndryshimeve kushtetuese nuk kërkon ndryshim të kornizës së negociatave

Shkup, 10 shtator 2024 (MIA)  - Ne do të jemi afirmativ dhe do të punojmë në frymën e mirëbesimit me të gjithë fqinjët tanë dhe synimi ynë parësor është të jemi të fokusuar në reformat e brendshme, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe gjithçka që është e nevojshme nëse duam të transformojmë në mënyrë autentike shoqërinë tonë nga brenda, tha sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në konferencën e përbashkët për media me zëvendëskryeministrin italian dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani.

Mucunksi theksoi se nëse ekziston vullnet i mirë nga ana e vendeve – anëtare të Bashkimit Evropian, nuk ka sfidë për të cilën nuk mund të gjendet zgjidhje, përderisa, lidhur me modelin e zbatimit me vonesë të ndryshimeve kushtetuese, ai tha se vlerëson se nuk nevojiten ndryshime në kornizën e negociatave dhe konkluzioneve të Këshillit të BE-së.

“Nuk e ndaj plotësisht qëndrimin se për modelin e zbatimit me vonesë të ndryshimeve kushtetuese nevojiten ndryshime në kornizën e negociatave dhe konkluzioneve. Kjo është çështje e interpretimit juridik, unë jam përfaqësues i qëndrimit se kjo mund të bëhet pa kurrfarë ndryshimi”, tha Mucunksi. 

Qëllimi është, shtoi, vendi të sigurojë rrugë të parashikueshme drejt integrimeve evropiane dhe ta mbrojë edhe politikën e zgjerimit të vlerave dhe parimeve.

“Ne synojmë që së pari të kemi një rrugë të parashikueshme drejt integrimit evropian dhe së dyti të mbrojmë politikën e zgjerimit të vlerave dhe parimeve. Sado që të dukem përsëritës, do ta përsëris. Unë besoj se me këtë qasje të zbatimeve të vonuara, së pari si çdo qeveri ne mbrojmë interesin tonë kombëtar, përsëri si qeveri të mos poshtërohemi, të mos futemi në situata siç jemi vënë nga fqinjët tanë dhe së dyti të sigurojmë që rruga përpara drejt anëtarësimit të plotë do të bazohet në standardet dhe kriteret”, nënvizoi Mucunski.

Homologu i tij italian, Tajani, theksoi se Italia bashkë me Bashkimin Evropian punon që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare efektive e Bashkimit Evropian sa më shpejtë që është e mundur. Ai porositi që vizita e tij nuk është vetëm formale, por është porosi e qartë për investimin e Italisë për përshpejtimin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. 

“Me ministrin do ta takohemi përsëri në Nju Jork në takimin ‘Miqtë e Ballkanit Perëndimor’. Ky është një tregues se Italia beson në rajon dhe e mbështet fuqishëm atë... Maqedonia e Veriut është shumë e rëndësishme, vend mik i Italisë. Ne duam të rrisim praninë e sipërmarrësve italianë. Para se të ateroja , u takova me sipërmarrës që duan të investojnë në Maqedoninë e Veriut dhe u thashë se ka shumë mundësi për investime dhe se kjo Qeveri dëshiron dhe do t'i mbështesë investitorët”, tha Tijani. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR