Mucunksi: Anita Orban konfirmoi se në politikën e jashtme të Hungarisë do të mbetet prioriteti i rrënjosur fuqishëm për Ballkanin Perëndimor
- Ministri i Punëve të jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski tha se në bisedën e djeshme telefonike me Anita orban, këshilltare kryesore për politikë të jashtme të partisë së re në pushtet në Hungari - TISZA, u dakorduan se dy shtetet duhet të kenë marrëdhënie akoma më të mira bilaterale me fokus të përbashkët edhe në prioritetet në NATO dhe në rrugën tonë drejt anëtarësimit të barabartë në BE.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:35, 15 prill, 2026
Shkup, 15 prill 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski tha se në bisedën e djeshme telefonike me Anita orban, këshilltare kryesore për politikë të jashtme të partisë së re në pushtet në Hungari - TISZA, u dakorduan se dy shtetet duhet të kenë marrëdhënie akoma më të mira bilaterale me fokus të përbashkët edhe në prioritetet në NATO dhe në rrugën tonë drejt anëtarësimit të barabartë në BE.
Siç tha Mucunski sot pasdite në pyetje të gazetarëve, biseda me Anita Orban, ishte konstruktiv, pozitiv dhe i kahëzuar jo vetëm në morëmbajtjen e marrëdhënieve të mira, por edhe në sendërtimin e marrëdhënieve bilaterale.
"Diskutuam për shumë çështje, kryesisht të kahëzuara drejt prioriteteve të përbashkëta bilaterale. Ajo që më kënaqi veçanërisht ishte se ajo konfirmoi se prioriteti për Ballkanin Perëndimor, i cili është shumë i rëndësishëm për ne, do të mbetet i vendosur fort në politikën e jashtme të Hungarisë. Folëm për marrëdhëniet e mira që vendi ka jo vetëm në fushën politike, por edhe në sferën e ekonomisë dhe tregtisë, por gjithashtu ramë dakord se mund të bëjmë edhe më shumë së bashku. Ramë dakord të vazhdojmë komunikimin intensiv dhe të takohemi në periudhën pas formimit të qeverisë së re në Hungari", iu përgjigj Mucunski, pyetjes së një gazetari pas konferencës për shtyp me homologun e tij belg Maksim Prevo.
I ypetur se çfarë marrëdhonie pret me Qeverinëe re hungareze, tha se ka shumë gjëra të cilat i bashkojnë dy shtetet dhe se nuk mundet marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve të cilat janë partnere në NATO dhe të cialt kanë interes të njejtë të klahëzuar drejt së ardhmes evropiane të shtetit të jenë të lidhura vetëm me qeveri politike.
"Natyra e demokracisë është se qeveritë politike vijnë e shkojnë. Në fund të fundit, le t'ia kujtojmë publikut maqedonas. Sot, një narrativë e tmerrshme dhe e rrezikshme po përhapet nga partia kryesore e opozitës, por kur ishte në pushtet, kishte edhe bashkëpunim të mirë me qeverinë e kryeministrit në largim Orban dhe kështu duhet të jetë. Pra, rezultati i zgjedhjeve ka ndodhur, ju përgëzojmë për fitoren, nuk ka asgjë më domethënëse se vullneti demokratik i popullit që dha një sinjal të qartë dhe të padiskutueshëm në Hungari. Ne ramë dakord me zonjën Orban që jo vetëm të kultivojmë marrëdhënie të mira, por edhe të vazhdojmë në frymën e bashkëpunimit konkret për të pasur marrëdhënie edhe më të mira dypalëshe me një fokus të përbashkët si në prioritetet e NATO-s ashtu edhe në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE", tha Mucunski.
Në pytjen për pritjet nga zgjedhjet e ardhshme në Bullgari, Mucunski theksoi se dëshiron të formohet një qeveri stabile politike me të cilën do të fillojë dialogu për zgjidhje të kontestit bilateral.
"Dëshirojmë sukses në ditën e zgjedhjeve nga pikëpamja demokratike, e gjithashtu të formohet një qeveri e qëndrueshme politike. Kush do ta formojë atë qeveri politike varet nga e drejta sovrane e qytetarëve të Bullgarisë fqinje. Prioriteti ynë në periudhën e fundit dhe për ditët e fundit mund të them se kemi qenë mjaft të suksesshëm si qeveri, megjithëse pati një numër të madh provokimesh që vinin nga individë të caktuar në fqinjin tonë, është të mos lejojmë që vendi ynë të bëhet pjesë e narrativës zgjedhore në Bullgarinë fqinje. Dhe për shkak se nuk reaguam ndaj këtyre provokimeve, besoj se arritëm të mos jemi pjesë e narrativës, dhe kjo është sigurisht një rrethanë lehtësuese në fillimin e dialogut që na nevojitet midis dy vendeve për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme dhe të drejtë për problemin dypalësh që ekziston", theksoi Mucunski. ab/
Foto: МIА