• e enjte, 26 dhjetor 2024

Muaji mars mesatarisht më i ngrohtë dhe më i lagësht krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare

Muaji mars mesatarisht më i ngrohtë dhe më i lagësht krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare

Shkup, 5 prill 2023 (MIA) - Muaji mars i vitit 2023, karakterizohet si mesatar deri më i ngrohtë dhe shumë i lagësht lokalisht, krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare, treguan matjet dhe vëzhgimet e stacioneve meteorologjike në shtet.

"Temperatura mesatare mujore ka lëvizur nga 3.5 gradë Celsius në Mavrovë deri në 10.5 në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të mes muajit të marsit, për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), sivjet ishte 0.8 gradë Celsius mbi mesataren në nivel shtetëror", informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

 Temperatura mesatare maksimale ka lëvizur nga 8.6 gradë Celsius në Mavrovë deri në 16.6 në Gjevgjeli.

Temperatura më e lartë maksimale është matur më 25 mars në Gjevgjeli dhe ka qenë 25.4 gradë Celsius.

Sipas matjeve dhe vëzhgimeve të stacioneve meteorologjike, temperatura mesatare minimale ka ndryshuar nga -0.9 gradë Celsius në Berovë deri në 5.8 në Gjevgjeli. Temperatura minimale më e ulët gjatë muajit është matur në Berovë, më 13 mars dhe ka qenë -7.2 gradë Celsius. 

"Në muajin mars, sasia mujore e reshjeve në shtet ka qenë nga 27 milimetra në Kriva Pallankë deri në 109 milimetra në Mavrovë. Reshjet kanë qenë nga shiu dhe bora në male. Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 28 milimetra është regjistruar në Ohër më datën 28 të muajit.  N[ Kodër të Diellit më 4 mars ishte matur shtresë më e lartë të borës prej 22 centimetra" njoftojnë nga DPHM-ja.

Krahasuar me vlerën mesatare të marsit për një periudhë shumëvjeçare (1991-2020), sasia mujore e matur e reshjeve ka qenë 5 milimetra mbi mesataren në nivel shteti. ar/

 

 

 

 

 

Фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR