• e enjte, 26 dhjetor 2024

MSP e demanton VMRO DPMNE-në: Shpresa Abazi është punësuar në vitin 2015

MSP e demanton VMRO DPMNE-në: Shpresa Abazi është punësuar në vitin 2015

Shkup, 30 korrik 2023

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive njofton opinionin se znj, Shpresa Abazi është punësuar në Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit me datë 1 korrik të vitit 2015 përmes Programit K-5.  

Në Planin për transfer të të punësuarve përmes programit K5, i cili  ka kaluar në Qeveri (i paraparë në Ligjin për transferin e Nëpunësve Administrativ të punësuar përmes Programës K-5 në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Gazeta zyrtare e RMV nr 302/2020) bashkë me 9 nëpunës të tjerë është paraparë për transfer në AKE. 

Në kohën kur ka kaluar plani në Qeveri dhe janë realizuar transferet, të punësuarës i pushonte vendi i punës, pasi që ka qenë në mandat në shoqërim të bashkëshortit, në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Vjenë - Austri, dërguar asokohe nga Nikola Popovski, ministër i punëve të Jashtme.

Prandaj, transferi është realizuar menjëherë pas kthimit nga mandati, si pjesë e planit të transferit të 1359 të punësuarve me programin K-5.

Ministria për Sistem Poliitk dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive

______________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR