• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MSHIA: Maqedonia e Veriut mori vend në Gjithësi

MSHIA: Maqedonia e Veriut mori vend në Gjithësi

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut sot i nënshkroi aktet finale për marrjen e pozitës orbitale në kuadër të Konferencës radiokomunikuese botërore të ITU-së (WRC-23), që po mbahet në Dubai, njoftojnë nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA).

Sipas ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, aktet finale e definojnë mënyrën e shfrytëzimit të përbashkët të spektrit radiofrekuentues dhe orbitës satelitore.

"Procesi i kooridnimit për marrje të pozitës së njejtë orbitale në shërbimin fiks dhe radiodifuziv satelitor ishte i gjatë, por në fund ia dolëm. Maqedonia e Veriut ka vend edhe në orbitë. Pozita jonë orbitale prej sot është e sigurt, hap i ardhshëm është lansimi i Satelitit", theksojnë nga MSHIA.

Arritja e dytë për vendin tonë në konferencë, theksojnë nga MSHIA, është dividendi digjital 3 me të cilin lirohet hapësirë frekuentuese për gjeneratën e gjashtë të rrjeteve mobile (6G) në shtrirje mët ë ulëta frekuentuese.

"Sot, vende nga e tërë bota në Konferencën botërore radiokomunikuese të ITU-së (WRC-23) e definuan transformimin digjital",theksojnë nga Ministria. ab/

Foto: МSHIA

QËNDRONI TË LIDHUR