MSH punon në mangësitë që ka “Termini im”, zgjerim i mundshëm apo digjitalizim i ri
- Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot informoi se po punohet për zgjerimin e projektit “Termini im” ose digjitalizimin e ri.
- Post By Fami Bajrami
- 12:04, 12 gusht, 2024
Shkup, 12 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot informoi se po punohet për zgjerimin e projektit “Termini im” ose digjitalizimin e ri.
"Do të shohim se cili do të jetë vendimi përfundimtar. Maqedonisë i duhet të gjitha objektet shëndetësore që të jenë në të njëjtin sistem. Pra, institucione shëndetësore private dhe publike, por edhe farmaci dhe të gjitha institucionet e tjera që kanë të bëjnë me shëndetësinë. Këtu mendoj edhe për FSSHM kështu që do të shohim, do të shqyrtojmë opsionet më të mira të mundshme, ka qenë decid ministri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në hapësirat e rinovuara të Institutit universitar të radiologjisë.
Siç informoi ai, tashmë është diskutuar për përdorimin e telemjekësisë – konsultave në distancë. Për disa çështje, sqaroi ministri, pacienti nuk duhet të vijë në klinikë, por mund të ketë një periudhë të caktuar kur mjeku të bëjë konsulta nga distanca. Nëse është e nevojshme, mjeku ta thërrasë pacientin dhe ta kontrolloj fizikisht.
Drejtoresha e Institutit universitar të radiologjisë, dr. Sonja Nikollova ka konfirmuar se si institucion kanë dërguar disa shkresa në “Termini im” për një problem që është shfaqur, sidomos për pacientët që vijnë në Qendrën emergjente.
"Pra, nuk kemi mundësi të hyjmë në sistem dhe të shohim se si janë të referuarit, cili është problemi që vijnë tek ne për të kryer procedurë të caktuar diagnostikuese. Shpresojmë që "Termini im" të ketë vesh për këtë problem, që të vendoset diagnozë për gjendjen e pacientit dhe siç na duhen informacione që vijnë nga jashtë - a është laborator, a është ekzaminimi klinik, janë këto hetime të tjera shtesë", sqaroi Nikollova.
Ministri informoi se sot me gjasë do të shpallet tender i ri për stacionin e kompresorit të Qendrës klinike “Nënë Tereza” në Shkup.
Foto dhe video: MIA