• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MSH: Po punojmë për strategjinë e re Kombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

MSH: Po punojmë për strategjinë e re Kombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Shkup, 3 dhjetor 2023 (MIA) -Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në vazhdimësi punon dhe ndërmerr hapa konkretë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Sipas rregullores së Ministrisë, përcaktohet se objekti për kryerjen e veprimtarive shëndetësore duhet të ofrojë komunikim horizontal dhe vertikal për lëvizjen e karrigeve me rrota, si dhe kriteret e duhura lidhur me gjerësinë dhe lartësinë e hapjeve të ndryshme (dyer, dritare dhe ashensorë. ), dhe me akte të veçanta obligohen institucionet publike shëndetësore që të formojnë organe eksperte për vlerësimin funksional të personave me aftësi të kufizuara.

"Në bazë të nenit 34 paragrafi 1 alinea 2 të Ligjit për sigurime shëndetësore dhe në lidhje me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor të përcaktuar në nenin 32 të këtij ligji, lirohen nga pjesëmarrja në shpenzimet e shërbimeve shëndetësore në mbrojtjen specialistike - konsultative dhe shëndetësore spitalore të personave të siguruar me aftësi të kufizuara, sipas rregulloreve për mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen sociale", kumtuan nga ministria.

Оттаму посочуваат дека министерот за здравство има формирано првостепени и второстепени комисии за издавање на конзилијарно мислење со наод за остварување на паричен надоместок за потполно глуво лице со попреченост, за лице со најтешка телесна попреченост, за потполно слепо лице со попреченост, за лице со тешка или длабока интелектуална попреченост, за потребата од помош и нега од друго лице.

Aktualisht po punohet intensivisht për Strategjinë e re Kombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2023-2030 në bashkëpunim me Qeverinë, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, shërbimin e KNF-së dhe institucione të tjera përkatëse. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR