• e shtunë, 23 nëntor 2024

MSH: Nuk ka rritje të çmimeve të barnave nga lista pozitive

MSH: Nuk ka rritje të çmimeve të barnave nga lista pozitive

Shkup, 1 mars 2023 (MIA) - Nuk ka rritje të çmimeve të barnave nga lista pozitive, nënvizojnë nga Ministria e Shëndetësisë për MIA-n, duke u përgjigjur në pyetjen se a shtrenjtohen barnat që janë nën mbulim të Fondit të Shëndetësisë.

"Bëhet fjalë për barna OTC, gjegjësisht barna që jepen ose shiten pa recetë të mjekut, në barnatore ose në dyqane me pakicë. Çmimet e këtyre barnave në treg, formohen lirisht dhe nuk janë objekt rregullimi, sipas rregulloreve pozitive në fushën e barnave. Në këtë kategori përfshihen produkte të tilla si kombinimi i vitaminave, mineraleve, preparatet për trajtimin e simptomave të dhimbjes, hundëve të zëna, etj. Pra, nuk bëhet fjalë për rritje të çmimeve të barnave nga lista pozitive", theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë në përgjigjen me shkrim për MIA-n. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR