• e enjte, 26 dhjetor 2024

MSH: Ndiqet gjendja epidemiologjike në Tetovë, pacientët nuk kanë dhënë të dhëna të sakta për kontaktet, që mund të rezultojë me një numër të madh të të infektuarve  

MSH: Ndiqet gjendja epidemiologjike në Tetovë, pacientët nuk kanë dhënë të dhëna të sakta për kontaktet, që mund të rezultojë me një numër të madh të të infektuarve  
Shkup, 13 korrik 2021 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se pas rritjes së përqindjes të të infektuarve nga të testuarit në Tetovë dhe rajonin e Tetovës, në një periudhë prej disa ditëve, Komisioni për Sëmundje Infektive e ndjek gjendjen epidemiologjike në atë qytet dhe janë në komunikim me Qendrën Lokale për Shëndet Publik, ku analizohen të gjitha këto raste. Sipas informacioneve të para, rritja e numrit të rasteve vjen nga dy klasterë të njohur. Klasteri i parë është prej një dasme, ndërsa i dyti është një familje shumëanëtarëshe e cila gjithashtu ka qenë në festim të vogël familjar. Kjo që shqetëson dhe me çfarë janë përballë punonjësit shëndetësorë është që disa nga pacientët pozitiv me kovid nuk kanë dhënë të dhëna dhe informacione të sakta për  kontakte, si do të mundej të parandalohet krijimi i klasterëve rreth dy klasterëve ekzistues, informojnë nga Ministria. U bëjnë apel qytetarëve të bashkëpunojnë me epidemiologët, refuzimi i bashkëpunimit nga ana e pacientëve, shkakton vështirësi në zbatimin e anketave epidemiologjike, ndërsa kjo mund të sjellë në një numër të madh të të infektuarve. "Tani për tani gëzon fakti se prej 65 rasteve aktive në Tetovë, vetëm 12 janë me simptoma dhe nuk ka të shtruar në qendrën për kovid në Spitalin Klinik në Tetovë. Deri më tani nuk është zbuluar varianti delta i SarsKov2, ndërsa te personat te të cilët është sekuencionuar varianti brazilian janë pozitiv ndaj kovid nga qershori.  Edhe krahas gjendjes së qetë epidemiologjike në vend, duhet secili prej nesh të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm  dhe t'i respektojë protokollet dhe masat për mbrojtjen e shëndetit. Mbajtja e higjienës personale e duarve, mbajtja e distancës, mbajtja e maskës është diçka që duhet të jetë përgjegjësi personale e çdokujt prej nesh", potencojnë nga Ministria dhe theksojnë se masat mund të ndryshohen dhe të vendosen kufizime nëse gjendja epidemiologjike i porosit këtë. Nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë në rëndësinë e vaksinimit dhe theksojnë se numri më i madh i të vaksinuarve, do të thotë krijim të shpejtë të imunitetit kolektiv, ndërsa kjo është kryesore të mundet pandemia e kovidit.  ar/

QËNDRONI TË LIDHUR