• e enjte, 26 dhjetor 2024

MSH: Mbi 61.000 persona të vaksinuar kundër gripit sezonal, vaksinimi masa më e mirë parandaluese

MSH: Mbi 61.000 persona të vaksinuar kundër gripit sezonal,   vaksinimi masa më e mirë parandaluese

 Shkup, 2 shkurt 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë (MSH) informon se nga muaji nëntor e deri më tani, mbi 61 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal dhe përsërit se vaksinimi është masa më e mirë parandaluese.

Vaksinimi falas kundër kësaj sëmundje mbulon këto grupe të prirura për rrezik -  personat e moshuar mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe personat e punësuar në institucionet sociale për mbrojtjen e të moshuarve. 

 "Vaksinimi mbron dhe përfaqëson masën më të mirë parandaluese që parandalon shfaqjen e formave më të rënda, komplikacioneve dhe vdekjes, veçanërisht në grupet e prirura për rrezik. “Vaksinat veprojnë, kanë imunogjenitet të dëshmuar dhe efikasitet të mirë", deklaroi Ministri i Shëndetësisë  Fatmir Mexhiti.

 Nga MSH kujtojmë se qytetarët e interesuar ende kanë mundësi të regjistrohen për vaksinim falas duke plotësuar aplikacionin në ueb faqen zyrtare: https://vakcinacija.mk, dhe më pas me SMS marrin informacion për datën, kohën dhe vendin e saktë të vaksinimit.

Njëkohësisht, imunizimi kundër gripit sezonal me vaksina komerciale kryhet në qendrat e shëndetit publik në të gjithë vendin.

Foto: Ministria e Shëndetësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR