• e enjte, 26 dhjetor 2024

MSH: Manoleva me urdhër për mbikëqyrje nga ISHSSH në Spitalin klinik - Manastir dhe Klinikën e fëmijëve

MSH: Manoleva me urdhër për mbikëqyrje nga ISHSSH në Spitalin klinik - Manastir dhe Klinikën e fëmijëve

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva gjatë ditës së sotme ka dërguar urdhër deri tek Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH) që menjëherë të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në spitalin klinik - Manastir dhe në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve, gjatë mjekimit dhe trajtimit të lehonave dhe foshnjës së porsalindur. Kjo thuhet në kumtesën e dërguar pasdite deri tek mediat nga Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Deri më tani, nuk ka informacione të detajuara në lidhje me rastin.

Më herët, një pjesë e mediave transmetuan se ekzistojnë dyshime për masat që nuk janë ndërmarrë në kohë për të shpëtuar jetën e foshnjës në spitalin e Manastirit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR