• e hënë, 23 shtator 2024

MSH libaneze: Numri i të vdekurve u rrit në 45 nga sulmi izraelit mbi Bejrut

MSH libaneze: Numri i të vdekurve u rrit në 45 nga sulmi izraelit mbi Bejrut

Bejrut, 22 shtator 2024 (MIA) – Numri i të vdekurve në sulmin ajror izraelit, caku i të cilit ishin komandantë ushtarakë të Hezbollahut në periferitë në jug të Bejrutit këtë të diele u rrit në 45, njoftoi sot Ministria libaneze e Shëndetësisë.

“Numri i të vdekurve u rrit në 45 persona”, thuhet në kumtesën e ministrisë, duke e azhurnuar bilancin paraprak prej 37 nga sulmi i së premtes. Shtohet se “puna vazhdon në mënjanimin e rrënojave tri ditë me radhë” dhe se mostra të  ADN-së do të shfrytëzohet që të konfirmohet identiteti i disa trupave. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR