• e diel, 24 nëntor 2024

MSH: Janë regjistruar 126 raste të reja me KOVID-19, prej tyre 15 për qind janë riinfeksione

MSH: Janë regjistruar 126 raste të reja me KOVID-19, prej tyre 15 për qind janë riinfeksione
Shkup, 16 prill 2022 (MIA)- Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 126 raste të reja me Kovid-19 me çka numri i rasteve aktive arrin 1.004, derisa janë shëruar 152 pacientë dhe nuk ka raste të personave të vdekur, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Konform të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.152 teste, ndërsa janë regjistruar 126 raste të reja me KOVID-19 edhe atë në Shkup 55, Manastir 23, Veles -9, Kavadar - 6, Prilep - 5, Gostivar- 4, Ohër, Strumicë dhe Gjevgjeli - nga 3, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Koçan dhe Resnjë - 2, Kërçovë, Strugë, Radovish, Dellçevë dhe Probishtip - nga 1. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (126), janë regjistruar 19 riinfeksione. Janë regjistruar 152 pacientë të shëruar nga Shkupi - 86, Manastiri - 24, Prilepi - 9, Velesi, Kavadari dhe Kërçova - 5, Kumanova - 4, Koçani dhe Demir Kapi - nga 3, Strumica dhe Resnja - 2, Gostivar, Gjevgjeli, Shtip dhe Kriva Pallankë - nga 1. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Janë kryer 2152 teste përmes: ISHP-139, QSHP Shkup-75, QSHP Manastir-57, QSHP Prilep-15, QSHP Tetovë-15, QSHP Kumanovë-31, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-0, Mjekësi Ligjore-1, Spitali laboratorik Kozle-0, KU Pulmologji me Alergologji -0, SPQ “8- Shtatori”-0, Instituti i Mikrobiologjisë-65, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -44, Avicena-51, Biotek-56, Sistina-23, Laboratori Laor -67 , Sinlab-15, Remedika-6, Fertilitet-16, Genea-14, Nikob Lab-182, VFV Medikal-33, Eli Medika Plus-13, Rojal Medika-36, Spektra-MM-9, Rapid Lab-7, Zhan Mitrev Strumicë-4, Nova Lab Diagnostiks-11, Ramus-7, ISHP dhe ISHP (test i shpejtë) - gjithsej 1160. Deri tani në vend janë kryer gjithsej 1.994.836 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 308.516, numri i të shëruarve është 298.251, numri i viktimave 9.261, derisa numri i rasteve aktive është 1.004. Sipas analizave epidemiologjike për momentin, shpërndarja e rasteve aktive sipas qyteteve është si vijon: Shkup - 535, Manastir - 156, Prilep - 48, Kavadar - 34, Ohër - 29, Veles - 21, Shtip - 20, Gostivar dhe Kërçovë 19, Strumicë - 18, Kumanovë- 15, Tetovë dhe Radovish nga 13, Dellçevë - 11, Resnjë - 8, Strugë - 7, Gjevgjeli - 6, Koçani - 5, Negotinë, Vinicë dhe Krushevë nga 4, Berovë, Kratovë, Pehçevë, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë dhe Demir Kapi nga 2, Probishtip, Bogdanci, Demir Hisar nga 1, ndërsa Dibër, Dojran, Vallandovë, Makedonska Kamenicë dhe Makedonski Brod nuk kanë të infektuar.

QËNDRONI TË LIDHUR