• e mërkurë, 27 nëntor 2024

MSH: Edhe dy pacientë me fibrozë cistike morën "trikafta"

MSH: Edhe dy pacientë me fibrozë cistike morën

 Shkup, 2 janar 2024 (MIA) - Të premten edhe dy paciente me fibrozë cistike kanë marrë ilaçin "trikafta", ka konfirmuar për MIA-n, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Berna Sherifovska.

 Për momentin, siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, ndodhen në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.

 "Në vitin e ri,  pacientët me fibrozë cistike marrin një cilësi më të mirë jete", thuhet në publikimin në Fejsbuk.

 Sipas paralajmërimeve të Ministrisë, gjatë ditës së nesërme edhe dy pacientëve do t'u jepet "trikafta" me çfarë numri i personave që marrin këtë ilaç do të ngjitet në 16, ndërsa në periudhën e ardhshme paralajmërohet se më shumë pacientë në mënyrë etapore të përfshihen në terapi.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR