• e shtunë, 23 nëntor 2024

MSH: Drejtor i ri në Klinikën për Sëmundje Infektive, vazhdohen mandatet e drejtorëve KGJO-së dhe Klinikës për Psikiatri

MSH: Drejtor i ri në Klinikën për Sëmundje Infektive, vazhdohen mandatet e drejtorëve  KGJO-së dhe Klinikës për Psikiatri

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se për shkak të skadimit të mandatit në periudhën parazgjedhore, në 3 institucione shëndetësore publike zhvillohen konkurse për përzgjedhjen e 4 pozitave për drejtorë.

"Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile - Shkup, për drejtor të ri mjekësor, sipas dokumenteve të dorëzuara pas konkursit, është përzgjedhur doktori Fadil Cana.  Në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike - Shkup, pas konkurseve të zhvilluara drejtoreshë mjekësore është emëruar dr. Viktorija Jovanovska, ndërsa drejtor organizativ Jeton Shaqiri. Në Klinikën për Psikiatri, drejtor mjekësor është emëruar prof. Dr Stojan Bajraktarov", sqarojnë nga Ministria.

Nga atje shtojnë se të gjithë drejtorët e emëruar të institucioneve shëndetësore publike janë ekspertë në fushën e tyre dhe kanë përvojë shumëvjeçare. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR