• e premte, 08 nëntor 2024

MSH: Dje vaksinën e kanë marrë 9.393 qytetarë, deri më tani janë vaksinaur 434.450 persona

MSH: Dje vaksinën e kanë marrë 9.393 qytetarë, deri më tani janë vaksinaur 434.450 persona
Shkup, 14 korrik 2021 (MIA) – Vaksinimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat e vendit. Interesimi për vaksinim çdo ditë po rritet. Në pikat vaksinuese në vend, përfundimisht me dje, janë vaksinuar gjithsej 434.450 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Dozën e parë të vaksinës dje e morën 5.626 qytetarë, ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 9.393 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 686.788 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 252.338 qytetarë. Me numrat e fundit 57 për qind e popullatës mbi 70 vjeç kanë marrë një doze të vaksinës, 54 për qind e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar me një doze të vaksinës dhe 49 për qind e popullatës mbi 60 vjeç është vaksinuar me një dozë të vaksinës. Është I madh interesimi për vaksinim pa termin të caktuar, Me dozë të parë dhe pa termin të caktuar po vaksinohen persona të rritur të cilët dëshirojnë të vaksinohen, në pikat e shtëpive të shëndetit në vend. Procesi I vaksinimit në terren po zhvillohet në territorin e mbarë shtetit, me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vendbanim rural, lagje. Faqja vakcinacija.mk është e hapur për caktim të termineve për vaksinim të fëmijëve. Rivaksinimi po zhvillohet në sallat sportive nëpër qytetet në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep dhe në Qendrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe bëjnë thirrje që qytetarët të përfshihen në vaksinimin masiv sepse vetëm  në këtë mënyrë do të arrijmë ta mposhtim virusin. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR