• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MPPS-ja dhe Nisma për të drejtat e grave nga Shuto Orizare nënshkruan memorandum për bashkëpunim

MPPS-ja dhe Nisma për të drejtat e grave nga Shuto Orizare nënshkruan memorandum për bashkëpunim

Shkup, 17 janar 2023 (MIA)-  Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Shoqata Nisma për të drejtat e grave nga Shuto Orizare - Shkup sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me të cilin duhet të mundësohet avancimi i pozitës së grave viktima të dhunës në familje.

Siç informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, memorandumin e kanë nënshkruar ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe drejtoresha ekzekutive e shoqatës, Salija Beqir Halim.

"Me nënshkrimin do të mundësohet përmirësimi i pozitës së grave viktima të dhunës në familje dhe në bazë gjinore, do të mundësohet bashkëpunimi ndërmjet Qendrës për mbështetje psiko-sociale për gratë viktima të dhunës familjare dhe gjinore në territorin e Shuto Orizares. Në të njëjtën kohë, memorandumi duhet të kontribuojë në një shkëmbim më të lehtë të informacioneve dhe bashkëpunim me një qëllim të vetëm - që shërbimet për viktimat e dhunës të jenë më të aksesueshme për gratë nga Shuto Orizare", theksohet në kumtesën nga Ministria.

"Dhuna në bazë gjinore është akt i cili lë gjurmë te çdo viktimë. Prandaj ne si ministri do të mbështesim çdo organizatë civile që përpiqet t'u japë mundësi sa më shumë viktima të tejkalojnë dhunën që kanë pësuar dhe përsëri të integrohen në shoqëri. Dhuna nuk është çështje private, kjo është sfidë e institucioneve të cilën e tejkalojmë së bashku me nismat e organizatave civile", theksoi Trençevska gjatë bisedës me drejtoreshën ekzekutive.

Në fund të takimit, drejtoresha u falënderua për njohjen e punës së tyre dhe për mundësinë e nënshkrimit të një memorandumi që do të ketë rëndësi të veçantë për shoqatën. ls/

Foto: MPPS

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR