• e shtunë, 23 nëntor 2024

MPPS: Për të gjithë shfrytëzuesit e të drejtës së kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar është kryer pagesa pa marrë parasysh moshën

MPPS: Për të gjithë shfrytëzuesit e të drejtës së kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar është kryer pagesa pa marrë parasysh moshën

Shkup, 5 prill 2024 (MIA) - Pagesa e mbështetjes financiare kryhet në bazë të evidencës së shfrytëzuesve të së drejtës së kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar, me ç'rast për të gjithë personat me të drejtë kompendimi për shkak të pengesës në zhvillim është kryer pagesë pa marrë parasysh moshën e shfrytëzuesit.

Kështu janë përgjigjur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për MIA-n, pasi Gjykata Kushtetuese anuloi pjesën e Ligjit për Mbështetjen financiare të kategorive vulnerabël me aftësi të kufizuara, nga zgjidhja ligjore në dhjetor të vitit 2023, e cila kufizonte mundësinë e marrjes së një mbështetjeje të tillë deri në moshën 65-vjeçare.

Bëhet fjalë për nenin 4 paragrafi 1 i Ligjit, sipas të cilit mbështetja financiare është 2000 denarë në muaj, për një periudhë pesë mujore, duke filluar nga dhjetori i vitit 2023. Pagesa ka filluar dhe do të bëhet në fund të muajit prill.

Numri i përgjithshëm i përfituesve të së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, të cilët janë të regjistruar në qendrat kompetente vendore për punë sociale dhe të cilëve u është paguar përkrahja financiare, është 10.331 përfitues.

"Shfrytëzues të evidentuar të kompensimit për shkak të invaliditetit në qendrat kompetente për punë sociale, mosha e të cilëve është deri në 65 vjeç janë 5,502 persona, ndërsa mbi 65 vjeç janë 4.829", u përgjigjën në MPPS-së.  mb/

QËNDRONI TË LIDHUR