• e shtunë, 23 nëntor 2024

MPPS me rritje prej 12,4 për qind transparencë aktive për një vit

MPPS me rritje prej 12,4 për qind transparencë aktive për një vit

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bazë të Indeksit për transparencë aktive 2023 shënoi rritje për 12,4 për qind me çka, siç bëhet e ditur, e konfirmon transparencën e saj drejt qytetarëve. 

"Këtë vit Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka vlerësim prej 95,7 për qind transparencë aktive, që përfaqëson rritje të dukshme të transparencës, qasjes në informacione për qytetarët për çështje të rëndësishme të cilat janë në interes të tyrin. Me këtë renditje Ministria gjendet në vendin e 15-të nga gjithsej 98 institucione të renditura që është renditja më e lartë deri më tani", thuhet në kumtesën e MPPS-së. 

Hulumtimi i Indeksit të transparencës aktive të institucioneve, të cilin rregullisht e zbaton shoqata joqeveritare Qendra për Komunikime Civile tregon se në vitin 2022 MPPS ka pasur renditje prej 83,3 për qind. Dy vitet e kaluara ka pasur 79,2 për qind, me renditjen në vitin 2016, kur përqindja ishte 54,8 për qind, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka arritur rritje për 40,9 për qind transparencë aktive. 

Nga MPPS theksojnë se nën transparencë aktive nënkuptohet publikimi i informacioneve me nismë paraprake të institucioneve, pa dorëzuar dikush te ata kërkesë për qasje në ato informacione. Përveç se nga rregullativa, transparenca aktive del edhe nga praktika, ndërsa si praktikë e mirë konsiderohet kur një institucion informacionet i bën të kapshme për të gjithë qytetarët përgjigjet e pyetjeve të cilat më shpesh i merr në formë të kërkesës për qasje të lirë në informacione me karakter publik. 

"Transparenca dhe llogaridhënia janë themelet në bazë të të cilave është vendosur Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Vazhdojmë me përkushtim të punojmë në drejtim të dërgesës të informacioneve të sakta prej të cilave kanë përfitim të gjithë faktorët në shoqëri", bëhet e ditur në kumtesë. fc/

Fotografia: MPPS

QËNDRONI TË LIDHUR