• e hënë, 30 dhjetor 2024

MPPS: Fazë portokalli deri më 27 korrik, vazhdojnë rekomandimet për lirim nga puna të kategorive të rrezikuara

MPPS: Fazë portokalli deri më 27 korrik, vazhdojnë rekomandimet për lirim nga puna të kategorive të rrezikuara
Shkup, 22 korrik 2022 Fazë portokalli në tërë territorin e shtetit vazhdon deri më 27 korrik të vitit 2022. Sipas vendimit të Qeverisë së RMV-së i sjell në seancën e sotme dhe rekomandimet për qytetarët gjatë valës së ngrohtë vazhdojnë. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje punëdhënësve, kujdestarëve dhe edukatoreve në çerdhe, të punësuarit në Qendrat për punë sociale, në Kryqin e Kuq t'i respektojnë rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë, për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e pasojave nga valët e të nxehtit të cilat vijojnë, sipas Planit të veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e pasojave nga vala  e të nxehtit ndaj shëndetit të popullatës. Masat e përgjithshme të cilat duhet të respektohen janë këto: Lirim nga obligimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë, siç janë - gratë shtatzëna dhe personat më të moshuar se 60 vjet. Në institucionet për kujdesin pe fëmijëve (kopshtet), nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë në mes të orës 11:00 dhe 17:00. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit për të ofruar ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehët. Duke e pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të përbëjnë një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi i tyre për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë. Njëkohësisht, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale apelon për rritje të kontrolleve nga ana e Inspektoratit kompetent shtetëror për punë. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ______________________________________________________________________________________________________ MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre

QËNDRONI TË LIDHUR