• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPPS: Dimovski përgjithmonë do të mbetet luftëtar për një jetë më të mirë të punëtorëve

MPPS: Dimovski përgjithmonë  do të mbetet  luftëtar për një  jetë  më të mirë të punëtorëve

Shkup, 11 qershor 2023 (MIA) - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ministrja dikasteriale Jovanka Trençevska dhe të gjithë të punësuarit shprehin keqardhje të madhe për vdekjen e kryetarit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski.

Siç bëri të ditur MPPS,   që nga viti 2017 në vendin e tij si kryetar, i ka kaluar ditët, siç theksohet, në një luftë të përkushtuar për të drejta më të mëdha të punëtorëve. 

 Ministria e Punës dhe Politikës Sociale shpreh ngushëllimet për të afërmit e tij.

 Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në profilin e saj në Fejsbuk ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së Dimovskit. ar/

 .Foto: Fejsbuku i ministres Trençevska

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR