• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPPS: Dialogu për rritje të rrogave në sektorin publik vazhdon, qëllimi është krijimi i një sistemi të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë

MPPS: Dialogu për rritje të rrogave në sektorin publik vazhdon, qëllimi është krijimi i një sistemi të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë

Shkup, 3 korrik 2023 (MIA) - Këshilli ekonomik-social (KES) sot vazhdoi me Mbledhjen e 11-të me të cilën kryesoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ndërkaq në të cilën u prezantuan simulime të reja në pajtim me rritjen e propozuar paraprake të rrogave nga ana e përfaqësuesve të sindikatave.

Pas propozimeve të dhëna, siç informojnë nga MPPS, u hap diskutim konstruktiv mes të pranishmëve. Partnerët social u dakorduan që negociatat e mëtutjeshme për Metodologjinë e rritjes së rrogave në sektorin publik të zhvillohet në grup më të vogël të punës të përbërë nga anëtarët e KES-it i cili do të punojë në mënyrë të shpeshtë, ndërkaq do të dalë me propozime deri në mbledhjen e ardhshme të KES-it.

Në Mbledhje ishin të pranishëm zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, Razmena Çekiq - Duroviq, sekretare shtteërore në Ministrinë e Ekonomisë, përfaqësues të sindikatave - anëtarë të këshillit ekonomik-social, sindikatat jopreprezentuese dhe përfaqësues të institucioneve.

Qëllimi i Qeverisë, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, është krijimi i një sistemi të qëndrueshëm dhe të drejtë nga i cili përfiton gjithkush dhe vemdosja e metodologjisë, e njejtë për të gjithë të punësuarit në sektorin publik. ab/ 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR