• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPJ-ja ruse e ka thirrur ambasadoren amerikane për shkak të mbështetjes së tre organizatave joqeveritare "të padëshirueshme"

MPJ-ja ruse e ka thirrur ambasadoren amerikane për shkak të mbështetjes së tre organizatave joqeveritare

Moskë, 7 mars 2024 (MIA) - Ministria ruse e Punëve të Jashtme sot i ka bërë thirrje ambasadores së SHBA-së në Moskë, Lin Trejsi që të ndërpresë mbështetjen për tre organizata joqeveritare që janë shpallur “të padëshirueshme” në Rusi.

Ministria në ueb-faqen e saj ka njoftuar se po kërkon që Trejsi të ndalojë së ofruari çdo ndihmë për Këshillat amerikanë për arsimin ndërkombëtar, perspektivat kulturore dhe institutin e arsimit ndërkombëtar.

Ministria pretendon se me mbështetjen e Ambasadës amerikane, këto organizata po zbatojnë programe dhe projekte anti-ruse që synojnë rekrutimin e agjentëve të ndikimit nën maskën e shkëmbimeve arsimore dhe kulturore.

Ministria paralajmëroi se "përpjekjet për të ndërhyrë në punët e brendshme të Rusisë" do të "shtypeshin ashpër dhe me vendosmëri", duke përfshirë dëbimin e stafit të ambasadës amerikane të përfshirë në veprime të tilla. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR