• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MPJ-ja nesër do të thërrasë ambasadorin bullgar për fotografinë e Radevit dhe Siljanovska Davkovës

MPJ-ja  nesër do të thërrasë ambasadorin bullgar për fotografinë e Radevit dhe Siljanovska Davkovës

 Shkup, 15 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme nesër do ta thërrasë ambasadorin bullgar në shtet, Zheljasko Radukov, për fotografimin  para flamurit bullgar të presidentëve Rumen Radevit dhe Gordana Siljanovskës në takimin pardje në Sofje.

"Lidhur me paralajmërimin e presidentes Siljanovska Davkova informojmë se gjatë ditëes së nesërme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në bisedë do të thirret  ambasadori i Republikës së Bullgarisë, deklaruan për MIA-n nga MPJ-ja. 

Nga Kabineti i presidentes Siljanovska - Davkova dje paralajmëruan se do të kërkojnë shpjegim për fotografinë para flamurit bullgar të bërë në kabinetin e presidentit të Bullgarisë, por, siç theksojnë nga atje, një veprim dhe akt i tillë nuk ishte paraparë, dakorduar. 

 "Ajo që i hodhi hije ngjarjes ishte devijimi nga protokolli i rënë dakord për takimin, sipas të cilit nuk duhej të ketë fotografi brenda hapësirës së mbyllur. Por, për fat të keq, para fillimit të takimit tet-a-tet, presidenti Radev e ftoi presidenten të bëjnë një fotografi të përbashkët para flamurit bullgar, ndonëse një lëvizje dhe akt i tillë nuk ishte paraparë apo dakorduar. Duam të besojmë se bëhet fjalë për një mosvënie re protokollare, e jo për një procedurë dhe devijim të qëllimshëm nga e dakorduara dhe se nesër do të kërkojmë shpjegim nga pala bullgare", teksuan nga Kabineti i Presidentes Siljanovska Davkova.

 E entuziazmuar nga shfaqja e Operës Bullgare në Shkup me "Valkyra" të Vagnerit, presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska - Davkova, e bindur për fuqinë e diplomacisë kulturore, siç shpjegohet nga Kabineti i saj, premtoi se do të marrë pjesë në shfaqjen e Operës së Maqedonisë në Sofje me "Nabukon" e Verdit.

 Fotografia e Siljanovska Davkovës dhe Radevit duke shtrënguar duart para flamurit bullgar në kabinetin e tij ka shkaktuar reagime në vend.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR