• e premte, 27 dhjetor 2024

MPJ-ja konfirmoi se tre shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën në një aksident në Itali

MPJ-ja konfirmoi se tre shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën në një aksident në Itali
Shkup, 10 prill 2023 (MIA) - Ministria  e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut  informon se mbrëmë, në qytetin Nica Monferrato, në provincën italiane të Astit, pjesë e rajonit Piemonte, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale për katër pjesëmarrësit, tre prej të cilëve është konstatuar se janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 
"Ambasada në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Venecie janë në kontakt të drejtpërdrejtë me institucionet kompetente të Italisë, nga ku është marrë konfirmimi verbal për shtetasit tanë të ndjerë, si dhe për të dhënat e tyre. Bëhet fjalë për Z.S. - 33 vjeç nga Makedonska Kamenica, A.K. - 31 vjeç nga fshati Sasa, si dhe V.I. - 30 vjeç nga fshati Peklani, Vinicë", qëndron në kumtesën e MPJ-së.
 
Nga atje shtonë se përfaqësues të Konsullatës dhe Ambasadës janë tashmë në kontakt me familjet e të ndjerëve dhe do të jenë në dispozicion për ndihmë në lidhje me transportin e trupave nga Italia. 
 
"Edhe pse komunikimi me shërbimet italiane është ngadalësuar për shkak të festave të Pashkëve, misionet tona diplomatike mbeten në komunikim për të mbledhur informacion shtesë për detajet e aksidentit rrugor, të dhëna për të ndjerët, si dhe në sigurimin e një konfirmimi me shkrim për të gjitha detajet e aksidentit", thekson MPJ-ja. 
 
Në kumtesl shtohet se në dispozicion janë numrat e telefonit të - Konsullatsë së Përgjithshme në Venecie +39 327 935 1698, Ambasadës në Romë +39 351 336 3919, si dhe telefoni SOS në Ministrinë e Punëve të Jashtme 075 273 732. ar/
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR