• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPJ-ja e Maltës ia ndërpret Angjushevit detyrën si Konsull nderi i Maltës

MPJ-ja e Maltës ia ndërpret Angjushevit detyrën si Konsull nderi i Maltës

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Maltës i ka ndërprerë postin e Konsullit të nderit të Maltës ish zëvendëskryeministrit Koço Angjushev për shkak të futjes së tij në “listën e zezë” të SHBA-së, shkruan “Tajms of Malta”.

Angjushev ishte emëruar Konsull nderi i Maltës në Shkup në tetor të vitit 2021 nga Qeveria e Maltës.

Departamenti amerikan i shtetit të martën publikoi se po e cilëson Angjushevin si të papërshtatshëm për hyrje në SHBA, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm.

“Derisa shërbente si zëvendëskryeministër, Angjushev e keqpërdori pozitën e tij zyrtare për interesa të tij të biznesit privat, duke minuar besimin e publikut në Maqedoninë e Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike", thuhet në kumtesën e lëshuar nga Departamenti i shtetit.

Ky emërim, thekson Departamenti i shtetit, konfirmon angazhimin e SHBA-së në luftën kundër korrupsionit, që dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe zvogëlon aftësinë e qeverive për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të popullit.

null

Angjushev për herë të fundit ishte në Maltë në muajin prill, ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtme Jan Borg i cili është edhe kryesues i ri i OSBE-së. Në Valeta ai u takua me disa subjekte biznesi dhe pati bisedime me përfaqësues të Agjencisë për investime të huaja të Maltës.

Ish zëvendëskryeministri, pasi SHBA-ja njoftoi se e kishte futur në “listën e zezë”, në një deklaratë për media mohoi të gjitha dyshimet e shprehura nga Departamenti i shtetit dhe bëri të ditur se do ta ankimojë vendimin. Ai gjithashtu ka thënë se ka kompani edhe në SHBA dhe siç thotë është "një taksapagues amerikan". qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR