MPJ-ja bullgare: Bullgaria nuk ka kushte të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut
- Bullgaria nuk ka kushte të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut, qëndron në qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë në lidhje me pyetjet e mediave për, siç theksohet, kompromisin evropian të arritur në vitin 2022 për rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:31, 16 korrik, 2023
Shkup, 16 korrik 2023 (MIA) - Bullgaria nuk ka kushte të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut, qëndron në qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë në lidhje me pyetjet e mediave për, siç theksohet, kompromisin evropian të arritur në vitin 2022 për rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Bullgaria nuk ka kushte të reja ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përkundrazi, ajo sinqerisht dëshiron të shohë fqinjin e saj si përparon drejt anëtarësimit të plotfuqishëm, përmes sukseseve në procesin e reformave dhe përpjekjeve për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. E presim hapin e parë në këtë proces, në përputhje me obligimet e nënshkruara nga Shkupi në korrik të vitit 2022 - ... hyrja në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut për qytetarët që jetojnë në territorin e këtij vendi dhe janë pjesë e kombeve të tjera, siç është populli bullgar, sipas procedurave të brendshme", theksohet në kumtesën e të MPJ-së bullgare.
Siç thekson Ministria, parimi bazë i së drejtës ndërkombëtare është Pacta sunt servanda dhe marrëveshjet duhet të zbatohen, pa dallim nëse janë shumëpalëshe apo dypalëshe.
"Moszbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara e minon besimin, qëndrueshmërinë dhe parashikueshmërinë në marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe shkakton hakmarrje. Gjithmonë kemi pritur nga miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut përmbushje të ndërgjegjshme të të gjitha obligimeve të marra, e jo përpjekje për të interpretuar nëse procesi i integrimeve evropiane kërkon përmbushjen e tyre", thuhet në kumtesë.
Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE, shton Ministria, ka parametra të përcaktuar qartë.
"Është e papërgjegjshme dhe kundërproduktive të prishet ekuilibri i vështirë dhe delikat me interpretime të papërshtatshme dhe tendencioze që devijojnë nga kriteret e përcaktuara qartë nga Këshilli i BE-së për këtë çështje. Veçanërisht të rrezikshme janë përpjekjet për të paraqitur në mënyrë manipulative të miratuar dhe përshkruar në kompromisin e vitit 2022 si disa kërkesa të reja të Republikës së Bullgarisë", komentojnë nga MPJ-ja.
Korniza e negociatave, e cila sipas vendimit të Këshillit të BE-së do t'i dorëzohet Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të fazës së hapjes së negociatave, siç thekson Ministria, përcakton në mënyrë eksplicite parimet që do t'i përcaktojnë negociatat për anëtarësim. Në kumtesë më tej shtohet se “institucionet në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë vërtetuar seriozitetin me të cilin do t'i ndjekin penalisht krimet e urrejtjes ndaj bullgarëve në vendin fqinj”. ar/