MPJdheTJ u bën thirrje shtetasve të Maqedonisë së Veriut të përmbahen nga udhëtimet e panevojshme në Lindjen e afërt
- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bën thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të përmbahen nga udhëtimet e panevojshme në rajonin më të gjerë të Lindjes së afërt, pas shënjestrimit të Iranit ndaj Izraelit dhe disa shteteve arabe, përfshirë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Bahrejnin, Arabinë Saudite, Libanin dhe Irakun, si dhe bazën ushtarake britanike në territorin e Republikës së Qipros.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:05, 2 mars, 2026
Shkup, 2 mars 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bën thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të përmbahen nga udhëtimet e panevojshme në rajonin më të gjerë të Lindjes së afërt, pas shënjestrimit të Iranit ndaj Izraelit dhe disa shteteve arabe, përfshirë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Bahrejnin, Arabinë Saudite, Libanin dhe Irakun, si dhe bazën ushtarake britanike në territorin e Republikës së Qipros.
"Pa dyshim i dënojmë të gjitha sulmet ndaj miqve dhe partnerëve. Shkelja e sovranitetit dhe targetimi i caqeve civile janë të papranueshme dhe në kundërsshtim të drejtpërdrejtë me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare. Paqja, siguria dhe stabiliteti i Lindjes së Afërt nuk janë kategori abstrakte, por parakushte thelkbëssore për stabilitetin global, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Nga atje theksojnë se me vëmendje dhe shqetësim i ndjekin ngjarjet në rajonin më të gjerë të Lindjes së Afërt, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë ndaj stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar.
"Prioritet i Qeverisë mbetet siguria dhe mbështetja e shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët në baza të ndryshme ndodhen në këtë rajon. Gjatë periudhës së kaluar, përfaqësitë kompetente diplomatike-konsullare janë në komunikim të vazhduehëm me ta", qëndron në informatë.
Ministria, shtojnë, në koordinim me përfaqësitë diplomatike-konsullare, po shqyrton disa skenarë të mundshëm për riatdhessim dhe evakuim, të cilët do të aktivizohen kur atë do ta lejojnë kushtet në terren dhe/apo pas vendosjes së sërishme të konunikacionit ajror. ab/
Fotо МIА arkivi