MPJ: Vendi nuk ka dërguar propozim për ambasador në BE, ai ende nuk është harmonizuar
- Post By Fami Bajrami
- 21:25, 29 prill, 2022
Shkup, 29 prill 2022 (MIA)- Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) i ka vlerësuar si spekulime informacionet që publikuan disa media se nuk është pranuar kërkesa për agreman për ambasador të vendit tonë në Bashkimin Evropian pasi siç theksojnë në MPJ, “një propozim i tillë as që është dërguar”.
“Ministria e Punëve të Jashtme i demanton spekulimet që u shfaqën në media të caktuara se nuk është pranuar kërkesa për agreman për ambasador të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bruksel për faktin se nuk është dërguar asnjë propozim për marrjen e agremanit
në Bashkimin Evropian për shkak se akoma nuk ka propozim të dakorduar të shtetit për ambasador”, thuhet në reagimin e sotëm të MPJ-së.