• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPJ: Tani për tani asnjë qytetar i Maqedonisë së Veriut nuk ka kërkuar ndihmë nga zjarret në Greqi

MPJ: Tani për tani asnjë qytetar i Maqedonisë së Veriut nuk ka kërkuar ndihmë nga zjarret në Greqi

Shkup, 23 korrik 2023

Në lidhje me zjarret e mëdha që e përfshinë Greqinë fqinje, sipas informacioneve të fundit nga përfaqësitë diplomatike-konsullore të Maqedonisë së Veriut në Greqi, deri më tash nuk është paraqitur asnjë shtetas i yni, që ndodhet në zonat e rrezikuara dhe as nuk është kërkuar ndihmë për evakuim.

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë dhe Konsullata e përgjithshme në Selanik janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Greqisë. Mijëra turistë në ishullin Rodos ndodhen në një vend të sigurt, por tani për tani shtetësia e personave të evakuuar nuk mund të konfirmohet.

Ministria e Punëve të Jashtme apelon që të shmangen udhëtimet turistike apo të tjera në zonat e rrezikuara.

Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë do të vendosë sot një “Help Desk” në Aeroportin ndërkombëtar të Rodosit për ta lehtësuar bashkëpunimin me ambasadat e huaja dhe largimin në kohë të turistëve që i kanë humbur dokumentet personale.

Për më shumë informacione në dispozicion janë linjat telefonike të Ambasadës në Athinë  +306944743071 dhe Konsullatës së Përgjithshme në Selanik + 30 6987200410.

Ministria e Punëve të Jashtme

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR