• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MPJ: Takimi me Borg dhe Lavrov është thirrur me qëllim për të siguruar funksionimin e mëtejshëm të institucioneve të OSBE-së

MPJ: Takimi me Borg dhe Lavrov është thirrur me qëllim për të siguruar funksionimin e mëtejshëm të institucioneve të OSBE-së

Shkup, 30 nëntor 2023 (MIA)- Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) sonte informoi se takimi ku morën pjesë kryesuesi aktual dhe i ardhshëm i OSBE-së dhe shefi i diplomacisë ruse është thirrur me qëllim për të siguruar funksionimin e mëtejshëm të institucioneve të kësaj organizate ndërkombëtare.

"Sot në margjinat e Këshillit ministror të 30-të të OSBE-së, kryesuesi aktual i Organizatës, Bujar Osmani ftoi në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës Jan Borg, vendi i të cilit pritet të marrë kryesimin e OSBE-së për vitin 2024 dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergej Lavrov. Takimi u thirr për të siguruar funksionimin e mëtejshëm të institucioneve të OSBE-së në kontekstin e rrethanave specifike në të cilat ndodhet Organizata", theksohet në komunikatë.

Foto: MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR