• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPJ: Të gjithë qytetarëve tanë të largohen nga Libani, ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës

MPJ: Të gjithë qytetarëve tanë  të largohen nga Libani, ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme  u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në Liban, që në rastin e parë të mundshëm të largohen nga ky shtet për shkak të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës. 

 MPJ njëherë apelon, që të shtyhen të gjitha udhëtimet në drejtim të Libanit të cilat nuk janë të domosdoshme.

 "Ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës dhe rrjedhimisht zvogëlimit të mundësive për largim me kohë nga Libani. Si gjithmonë, Ministria e Punëve të Jashtme i vë të gjitha kapacitetet e saj për t'i ndihmuar qytetarët tanë dhe rikujton në SOS linjën telefonike të Ministrisë së Punëve të Jashtme +389 75 268 736 (email adresa: globalsos@mfa.gov.mk ).

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR