• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MPJ: Të gjithë faktorët politikë, sidomos funksionarët e përzgjedhur shtetërorë të jenë të kujdesshëm ndaj detyrimeve të ndërmarra ndërkombëtare si Marrëveshja e Prespës

MPJ: Të gjithë faktorët politikë, sidomos funksionarët e përzgjedhur shtetërorë të jenë të kujdesshëm ndaj detyrimeve të ndërmarra ndërkombëtare si Marrëveshja e Prespës

Shkup, 13 maj 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme konfirmon orientimin e qartë të vendit në respektimin pa mëdyshje të dispozitave kushtetuese si dhe të të gjitha obligimeve të ndërmarra ndërkombëtarisht, si respektimi i plotë i Marrëveshjes për Partneritet Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, e njohur si Marrëveshja e Prespës.

MPJ bën thirrje për kujdes nga të gjithë aktorët politikë, veçanërisht funksionsrët e zgjedhur shtetëror.

"Gjatë shtatë viteve të fundit, dy vendet fqinje kanë zhvilluar një nivel jashtëzakonisht të lartë të dialogut politik, i cili ka rezultuar në një rritje të disafishtë të bashkëpunimit ekonomik dhe në ndërtimin e marrëdhënieve pozitive mes qytetarëve. Këto përfitime rezultuan me anëtarësimin e vendit në NATO, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe avancimin e Partneritetit strategjik në Dialog strategjik me SHBA-në. Bëjmë thirrje për kujdes nga të gjithë aktorët politikë, veçanërisht funksionerët e zgjedhur shtetëror. Ruajtja e kursit euroatlantik të vendit është interes themelor strategjik dhe garantues i sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë të vendit", thekson MPJ-ja. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR