• e premte, 27 dhjetor 2024

MPJ: Shtatë shtetas tonë ndodhen në qytetin Betlehem, i cili nuk është prekur nga ngjarjet aktuale në Izrael

MPJ: Shtatë shtetas tonë ndodhen në qytetin Betlehem, i cili nuk është prekur nga ngjarjet aktuale në Izrael

Shkup, 7 tetor 2023 (MIA) - Shtatë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndodhen në qytetin Vietlem, në Bregun Perëndimor, që nuk është i përfshirë nga ngjarjet aktuale, sipas informatave të Ambasadës sonë në Tel Aviv të Izraelit, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Në lidhje me situatën e vështirësuar të sigurisë në pjesën jugore dhe qendrore të Izraelit, Ministria e Punëve të Jashtme apelon qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët për momentin gjenden në Izrael që të respektojnë udhëzimet e autoriteteve të sigurisë së Izraelit.

Informata më të detajuara mund të gjenden në ueb-faqen në vijim: https://www.oref.org.il/12481-en/Pakar.aspx

Për më shumë informacione, në dispozicion është shërbimi SOS i Ministrisë së Punëve të Jashtme në numrin 075/273-732, si dhe linjat telefonike të Ambasadës në Izrael +972-54-926-7378. ab/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR