• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPJ: Shtatë shtetas të Maqedonisë së Veriut ndodhen në Banjskë, pritet së shpejti të arrijnë në shtëpi

MPJ: Shtatë shtetas të Maqedonisë së Veriut ndodhen në Banjskë, pritet së shpejti të arrijnë në shtëpi

Shkup, 24 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme informon se në orët e hershme të mëngjesit, përmes telefonit kujdetar të MPJ-së, është marrë informatë për shttaë shtetas të Maqedonisë së Veriut, prej të cilëve njëri prej tyre fëmijë, të cilët janë vendosur në hotel, në afërsi të manastirit në fshatin Banjskë, ku është kryer sulm i armatosur ndaj Forcave të policisë së Kosovës.

Siç kumtoi MPJ, Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë është në komunikim me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës si dhe në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët tanë.

Gjatë ditës, disa herë minitri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi komunikim të drejtpërdrejtë me kolegen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Shvarc, dhe për momentin policët e Kosovës po e sigurojnë hotelin ku janë të vendosur shtetasit tanë, prej ku pritet pas intervistës së relaizuar ata të dërgohen në shtëpi, qëndron në kumtesën e MPJ-së.

Përfaqësuesit e Ambasadës mbeten në komunikim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm me shtetasit tanë, feri në përfundimin e transferit të tyre, shtojnë nga MPJ. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR