• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPJ: Rezoluta e KE-së e bazuar në konstatimet dhe rekomandimet e mendimit të ekspertëve të pavarur

MPJ:  Rezoluta e KE-së e bazuar në konstatimet dhe rekomandimet e mendimit të ekspertëve të pavarur

Shkup, 8 shkurt 2023 (MIA) -  Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar edhe në të ardhmen në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e pakicave, pavarësisht për cilën bashkësi etnike bëhet fjalë, dhe është e hapur për bashkëpunim dhe dialog me mekanizmat përkatës të të drejtave të njeriut. Këtë e porositi Ministria e Punëve të Jashtme sot pasi sot Komiteti i ministrave në kuadër të Këshillit të Evropës, miratoi Rezolutë për Maqedoninë e Veriut me të cilën është kompletuar cikli i pestë i vlerësimit të rregullt të vendit lidhur me zbatimin e angazhimeve të ndërmarra me inkuadrimin drejt Konventës kornizë për pakica nacionale.

"Në procesin e miratimit të Rezolutës janë paraqitur amendamente të shumta nga një delegacion tjetër i interesuar, i cili nuk ka marrë mbështetjen e shumicës së shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. Ndër të tjera, argumentimi i shumicës së lartë të përfaqësuesve është se procese të tilla nuk duhet të politizohen dhe bilateralizohen së tepërmi, por duhet të bazohen në frymën dhe parimet e së drejtës dhe standardeve ndërkombëtare, si dhe në konstatimet objektive të ekspertëve të pavarur që pasqyrojnë situatën reale. Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar edhe në të ardhmen në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e pakicave, pavarësisht për cilën bashkësi etnike bëhet fjalë, dhe është e hapur për bashkëpunim dhe dialog me mekanizmat përkatës të të drejtave të njeriut", qëndron në kumtesën e MPJ-së.

Procesi i monitorimit, i cili zgjat për një periudhë të caktuar dhe në të cilin çdo vend kontraktues i Konventës kalon në mënyrë ciklike çdo 5 vjet, kulmon me miratimin e një Rezolute nga Komiteti i Ministrave. Rezoluta, potencon nga MPJ, bazohet në gjetjet dhe rekomandimet e opinionit të ekspertëve të pavarur të Komitetit Këshillimor të Konventës Kornizë për Pakicat Kombëtare, të cilët, ndër të tjera, vizituan edhe vendin në nëntor 2021.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR