• e hënë, 08 korrik 2024

MPJ: Qytetarët tanë të kapur nga stuhia në Greqi janë të sigurt dhe në gjendje të mirë

MPJ: Qytetarët tanë të kapur nga stuhia në Greqi janë të sigurt dhe në gjendje të mirë

Shkup, 8 shtator 2023 (MIA) -  Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet Ambasadës në Athinë dhe Konsullit të Përgjithshëm në Selanik, është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët tanë që u gjendën në zonat e prekura nga moti i keq që ka kapluar Greqinë, respektivisht në rajonin e Agios Ioanis, në lindje të Pelionit në Magnezia, Thesalia juglindore.

"Bëhet fjalë për 15 qytetarë tanë, të gjithë janë në vend të sigurt dhe në gjendje të mirë. Diplomatët tanë janë në kontakt edhe me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale ku informohen për lokacionet ku ndodhen qytetarët tanë", citohet në kumtesën e MPJ-së.

Në Greqi, institucionet informojnë se po punohet intensivisht për pastrimin e rrugëve; autoritetet po marrin të gjitha masat për furnizimin e rajonit me ushqim dhe ujë, ndërsa problemi me furnizimin me energji elektrike tashmë është rregulluar. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR