• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPJ: Pas intervenimit është korrigjuar mbiemri "maqedonoverior" në ueb faqen e PE-së

MPJ: Pas intervenimit është korrigjuar mbiemri

Shkup, 16 prill 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se ka reaguar deri te Parlamenti Evropian për përdorimin e mbiemrit "maqedonoverior" dhe se gabimi është mënjanuar nga ueb faqja e Europarlamentit.

"Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdimisht tregon për përdorimin e drejtë të emrit kushtetues të shtetit dhe shtetësinë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Siç kemi reaguar në përputhje me të gjitha mediat ndërkombëtare, etnitë etj., që kanë përdorur gabimisht ndonjë nga termat e përmendur, kështu kemi reaguar edhe deri te Parlamenti Evropian për rastin konkret, duke kërkuar përdorimin korrekt të këtyre termave, konform Kushtetutës dhe letërnjoftimit të vendit në Kombet e Bashkuara. Në mënyrë plotësuese, do të donim të konfirmojmë se pas reagimit tonë gabimi është korrigjuar menjëherë", thekson MPJ-ja.

Në ueb faqen e Parlamentit Evropian, dje është publikuar një dokument në të cilën analizohet rruga eurointegruese e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshja e Prespës, ndërsa qeveria është quajtur "maqedonoveriore".

Konform Marrëveshjes së Prespës, mbiemri në lidhje me shtetit, organet e saj të shërbimit dhe institucione tjera publike duhet të jetë në pajtim me emrin zyrtar të shtetit "Republikës së Maqedonisë së Veriut" gjegjësisht shkurtimi i saj "të Maqedonisë së Veriut". mb/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR