MPJ: Nota për diplomatët rusë është për aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike
- Ministria e Punpëve të Jashtme sot bëri të ditur se tre diplomatët nga Ambasada ruse në Shkup janë shpallur të padëshirueshëm në shtet për 12 muaj, për shkak të informacioneve të marra nga organet kompetente për aktivitete të ndërmarra në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.
Shkup, 16 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Punpëve të Jashtme sot bëri të ditur se tre diplomatët nga Ambasada ruse në Shkup janë shpallur të padëshirueshëm në shtet për 12 muaj, për shkak të informacioneve të marra nga organet kompetente për aktivitete të ndërmarra në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.
"Më 12 shtator në Ministrinë e Punëve të Jashtme është thirrur ambasadori i Federatës Ruse, të cilit i është dorëzuar nota diplomatike, me të cilën tre diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse në Shkup janë shpallur të padëshirueshëm në vend (persona non grata). Vendimi këtillë është marrë pas informacioneve të marra nga autoritetet kompetente për aktivitete të ndërmarra e që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike", theksoi MPJ-ja në kumtesë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, mbrëmë në një postim në rrjetet sociale theksoi se autoritetet e Maqedonisë së Veriut, më 12 shtator, pa shpjeguar arsyet, kanë shpallur tre diplomatë të Ambasadës ruse në Shkup për “persona non grata”. Ajo e vlerësoi këtë veprim si një hap të papërgjegjshëm dhe armiqësor të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe tha se nuk do të mbetet pa përgjigje.